Shqipëria
Leku mbyll vitin me “triumf” kundrejt valutave tjera
Leku e ka mbyllur vitin 2023 në mbiçmim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten (dita e fundit që publikohet kursi zyrtar për këtë vit) në nivelin e 103.88 lekëve. Krahasuar me ditën e fundit të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 9.1%.
Tendencë në rënie ka shënuar edhe kursi me shumicën e valutave të tjera kryesore.
Kursi i Dollarit Amerikan me Lekun e mbylli vitin në nivelin e 93.94 lekëve, në rënie me 12.2% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Kursi i Paundit Britanuik me Lekun e ka mbyllur vitin në vlerën e 119.47 lekëve, në rënie me 7.3% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Franga Zvicerane e mbylli vitin në vlerën e 112.1 lekëve, në rënie me 3.5% krahasuar me një vit.
Leku ka vit ka shënuar vitin e vet më të mirë të kursin e këmbimit. Mbiçmimi kundrejt Euros preku nivelin e 14% gjatë verës, kur kursi shënoi njëkohësisht edhe nivelin më të ulët historik, me 100.49 lekë. Në vazhdim, kursi pati një korrektim në rritje, por duke ruajtur tendencën mbiçmuese vjetore të Lekut.
Pasi i stabilizua pranë nivelit të 106 lekëve në mbyllje të sezonit veror, gjatë muajit nëntor Leku u forcua ndjeshëm sërish, duke arritur sërish në kufirin e 101 lekëve, kryesisht si rezultat i të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike. Në muajin dhjetor, Euro rifitoi disi terren, për shkak të rritjes së ofertës së Lekut në treg, si rrjedhojë e rritjes së fortë të shpenzimeve publike në javët e fundit të vitit.
Mbiçmimi i Lekut këtë vit është sidomos rezultat i përmirësimit të ndjeshëm të Bilancit të pagesave, por edhe i një politike fiskale shumë shtrënguese të ndjekur nga Qeveria shqiptare.
Në tremujorin e tretë 2023 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 354 milionë eurove, përkundrejt një deficiti prej 145 milionë eurosh që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo bëri që për 9-mujorin bilanci i llogarisë korrente të jetë pozitiv në vlerën e 28 milionë eurove. Të paktën që nga hapja e ekonomisë shqiptare, kjo është hera e parë që Shqipëria ka një bilanc të llogarisë korrente progresiv pozitiv. Ndikimin kryesor në përmirësimin e Bilancit të Pagesave e dha rritja rekord e të ardhurave nga turizmi.
Suficiti fiskal këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, duke kulmuar me shumën e 51
miliardë lekëve në muajin shtator. Kjo ka shtrënguar ndjeshëm ofertën e Lekut në tregun valutor, me përjashtim të muajit dhjetor, kur përqendrimi i lartë i shpenzimeve ka sjellë një zhvlerësim të lehtë.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër Shumica e banorëve ndërkombëtarë që krijojnë një jetë të re në Zvicër do të dëshmojnë se... -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve














