Futboll

Leon Avdullahu rikthehet pas lëndimit, gati për ndeshjen ndaj Augsburgut

Trajneri i Hoffenheimit konfirmon se Leon Avdullahu ka stërvitur gjatë gjithë javës dhe është gati për ndeshjen e së premtes.

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, është shprehur i kënaqur me rikthimin e Leon Avdullahut pas lëndimit, duke theksuar se lojtari ka qenë i përfshirë plotësisht në stërvitje gjatë gjithë javës, përcjell albinfo.ch.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të enjten, para ndeshjes ndaj Augsburgut që zhvillohet të premten, Ilzer ka deklaruar se Avdullahu tashmë është në formë të mirë dhe vendimi për aktivizimin e tij nga minuta e parë do të merret pas stërvitjes së fundit.

“Ishte e rëndësishme që Leon Avdullahu të luante gjysmë ore kundër Mainz. Ai gjithashtu mori pjesë plotësisht në stërvitje gjatë gjithë javës. Do të vendosim pas stërvitjes së sotme nëse ai do të fillojë apo do të vijë nga stoli”, ka thënë Ilzer.

Avdullahu u rikthye në fushë në ndeshjen ndaj Mainzit, ku u aktivizua nga minuta e 61-të në humbjen 2:1.

Ndeshja Hoffenheim – Augsburg zhvillohet të premten nga ora 20:30.

Ndërkohë, pjesë e rëndësishme e Hoffenheimit janë edhe dy futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari./Albinfo.ch