Lajme
Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
Ndërsa në komunat Vernier dhe Meyrin janë vërejtur disa anomali statistikore që kanë nxitur sërish debatin për të ashtuquajturin “votim komunitar”, deputeti me origjinë nga Kosova në Këshillin e Madh të Gjenevës, Léonard Ferati, ka reaguar me një qëndrim të qartë, duke kërkuar më shumë nuanca dhe duke e quajtur këtë debat “hipokrit dhe të vonuar”, përcjell albinfo.ch.
“Unë nuk do ta përdorja termin votim komunitar, por më tepër ‘votim afërsie’”, është shprehur Ferati për mediat zvicerane. Sipas tij, është e natyrshme që votuesit të mbështesin kandidatë me të cilët ndjejnë afërsi ose ngjashmëri. “Në këto komuna periferike jetojnë banorë që vijnë nga komunitetet e përfaqësuara në listat zgjedhore. Edhe kjo është pjesë e demokracisë lokale”, thekson ai.
Ai e vë theksin te një diskriminim sistemik që, sipas tij, vazhdon ende: “Të huajt ende sot fshihen më shpesh nga listat. Ata nisen nga një pozitë më e ulët, më larg. U duhet të punojnë më shumë për të arritur të zgjidhen.”
Për Feratin, është e habitshme që ky debat rihapet pikërisht tani: “Pse kjo bezdi tani, kur më në fund këta persona po arrijnë të kenë përgjegjësi dhe ndikim në institucionet lokale?”
Deputeti socialist e konsideron të padrejtë që kandidatëve me prejardhje të huaj t’u kërkohet të heqin dorë nga identiteti i tyre. “Ata ndjekin studime të larta, janë të përfshirë në shoqata, kontribuojnë për komunitetin. Nuk mund t’u kërkohet të mohojnë origjinën e tyre.”
Ferati kundërshton kategorikisht pretendimet për ndonjë sistem të organizuar që favorizon përfaqësimin e komunitetit shqiptar. “Ka po aq persona të zgjedhur sa edhe të pazgjedhur nga ky komunitet. Nuk ka ndonjë logjikë sistematike.”
Ai gjithashtu denoncon një hipokrizi politike: “Askush nuk skandalizohet kur liderët e partive shkojnë në festa kulturore për të kërkuar vota nga komunitetet e ndryshme. Por kur persona nga këto komunitete vendosin të kandidojnë, papritmas bëhet problem.”
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













