Shqipëria
Letra për Lean e vogël: Një yll
Gazetari Taulant Kopliku i ka dedikuar një letër viktimave të tërmetit
Letra ka në qendër vogëlushen Lea, e cila humbi jetën në krahët e nënës së saj, e cila gjithashtu humbi jetën pasi doli nga rrënojat, përcjell albinfo.ch.
Letra e plotë pa ndërhyrje
Nje yll
Nate e çuditshme sonte. S’po kam gjume. Qindra mendime po me vijne ne koke. Mendime nga me te ndryshmet, siç i ndodh shpesh te gjithe moshatareve te mij.
Ah, se harrova te prezantohem. Jam Lea, 8 vjeçe, nga qyteti me i bukur ne bote qe quhet Durres. Une shkoj ne klasen e trete dhe jam shume, shume kurioze. Pyes pafund per gjithçka ndodh perreth meje. Shpesh here mami merzitet nga pyetjet e mia te njepasnjeshme, por ne fund dorezohet dhe me jep pergjigje. Babi nuk merzitej asnjehere. Eh, babi im. Ai ishte me i miri i Durresit. Pse jo, me i miri i botes. Ka tre vite qe ai eshte ne qiell. Nga atje me shikon Çdo dite dhe me dergon puthje. Edhe une ia kthej. Çdo dite kur hyj ne shkolle, i dergoj nje puthje me duar. Era ia dergon puthjet e mia, jam e sigurt.
Me duket se nuk ju thashe, mami im eshte piktore. Ne shtepi jane gjithandej pikturat e saj. Shpesh here mami me thote se jeta eshte plot ngjyra te bukura e se une sa me shume do te rritem, aq me shume ngjyra do te shtohen. Ashtu siç i ka ndodhur asaj, qe tashme e ka jeten me te gjitha ngjyrat e botes. Mua mes tyre, kuptohet eee. Ne te vertete, nuk eshte krejt keshtu. Ajo qan e merzitet shpesh. E degjoj nganjehere kur flet me shoqet dhe thote se jeton vetem per mua.
Sa shume mendime paskam sonte. Mami po fle ketu prane meje. Sa e bukur eshte. Te gjithe e thone kete. Por kjo bukuria qe po fle ketu eshte vetem e imja. Duhet ta dini edhe ju kete. I afrohem dhe e perqafoj. E shterngoj dhe e puth te buza. Se ashtu puthemi ne çdo dite kur zgjohem, kur me le te shkolla, kur me merr dhe kur flej. Kater here jane? Po, kater qenkan.
Disa shoqe qeshin sesi me puth mami te buza. Sa budallaqe jane. Po eshte mami im ajo moj budallaqe. Me puth dhe e puth ku duam ne. Tamam budallaqe.
Ufaaa, sa mendime paskam sonte. Gjumi se nga me ka humbur. E di se ne mengjes kur te degjoj zilen, do fsheh koken poshte batanijes. Ai gjumi ne mengjes eshte gjithmone i bukur. Thone se po numerove yjet, te vjen gjumi. Ja ta provoj. Nje nga ata yje eshte babi im. Kete ma ka thene mami. Por ne se dime se cili eshte. Kur te behemi edhe ne yje, atehere do ta shoh babin se do ta kem afer. Disa yje qe shkelqejne me shume, jane femije qe kane shkuar ne qiell. Por une nuk kam qejf te shkoj femije. Pune e madhe se do te shkelqej me pak se te tjeret.
Prape s’po vjen gjumi. Ora ne mur ka kaluar 03.00. Ndoshta se besoni por une e njoh oren. Ja, 03.30, 03.40, 03,50…. 03.54….
Une isha Lea. Isha nje vajze 8 vjeçe nga Durresi, qyteti me i bukur ne bote. Sot jam nje yll. Me i ndrituri nga te gjithe. Keta dy yjet anash meje, jane mami dhe babi im. Do ju ndriçojme gjithmone.
(Ne kujtim te viktimave te termetit te 26 nentorit 2019)
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













