Kosova
Nga e hëna lëvizja e banorëve të Maqedonisë drejt Kosovës, pa testin PCR
Nga mesnata shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë drejt Kosovës dhe Serbisë pa pasur nevojë për test negativ PCR. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës konfirmon për Alsat se sipas parimit të reciprocitetit, udhëtimi drejt Kosovës do të jetë pa kushte, ndërsa masa e njëjtë nuk vlen për vendet e rrezikut të lartë.
Ndërkohë kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se edhe përkundër hapjes së kufijve, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të udhëtojnë vetëm nëse është e domosdoshme.
“Vendimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor është marrë, kështu që kufijtë do të jenë të hapur, qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinje, por apeloj që të udhëtojnë vetëm atëherë kur është e patjetërsueshme”, ka thënë Zaev.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana











