Portrete të firmave

“L’excellence du sourcil”, një rrëfim 10-vjeçar suksesi në Lozanë

Në vitin 2014 Elmije Mahalla hap institutin e saj «L’excellence du sourcil» që do të thotë "Perfeksioni i vetullës". Ditë më parë ajo ka shënuar 10-vjetorin

Më 7 shtator 2024, Elmije Mahalla, gruaja e suksesshme shqiptare, e cila përkujdeset për bukurinë e natyrës femërore, festoi 10-vjetorin e institutit të saj të bukurisë, “l’excellence du sourcils”, në Lozanë.

Albinfo.ch ka realizuar një portret të Elmijes, që ta njohim më afër rrugën e suksesit të saj në Zvicër.

Elmija erdhi në Zvicër në moshën 7-vjeçare. Ky vend nuk ishte i huaj për të, pasi ajo vinte shpesh për pushime para se të vendosej për të jetuar këtu. Ajo kreu të gjithë shkollimin në Zvicër dhe u specializua për floktare, gjegjësisht, studioi për lëkurën, qimet dhe flokët. Disa vjet më vonë, ajo vendosi të braktiste punën e floktares dhe t’i përkushtohej profesionit të dermografisë për vetulla (MICOBLADING), një pasion që e ka pasur gjithmonë për zemër. Kështu, ajo vazhdoi në PhilAcademy, dhe bëri shumë trajnime të tjera, në Paris e Zvicër. Gjatë kësaj rruge iu desh shumë punë për t`i kapërcyer pengesat dhe rrezikun e asimilimit, duke u bërë ajo që është sot, një kombinim i profesionit të saj nga floktare në dermografe. Kjo e ka nxjerrë në pah atë që dinte të bënte më mirë dhe është shndërruar në L’excellence du sourcil.

Në vitin 2014 hap institutin e saj «L’excellence du sourcil» që do të thotë “Perfeksioni i vetullës”. Ajo mendon që në gjithë bukurinë e një gruaje, vetulla është ajo që i paraqet tiparet e fytyrës.

Kur e pyesim se çfarë ofron instituti i saj, ajo na përgjigjet: Në institutin tim jemi një ekip prej katër teknikësh profesionistë, të gjithë të trajnuar nga PhiAcademy prestigjioze në fushën e Micoblading. Ne ofrojmë një gamë të larmishme shërbimesh estetike, duke përfshirë Micoblading, kujdesin e lëkurës, zgjatjen e qerpikëve dhe trajtime të tjera të specializuara estetike. Qëllimi ynë është të ofrojmë trajtime të personalizuara që rrisin bukurinë natyrore të çdo klienti, duke u mbështetur në ekspertizën dhe pasionin tonë për estetikën. Falë aftësive tona të larmishme dhe trajnimit tonë të nivelit të lartë, ne jemi në gjendje t’u ofrojmë klientëve tanë një përvojë unike dhe cilësore.

Ajo mendon që ishte me fat se kishte familjen dhe miqtë që besonin gjithmonë në të. Ata e mbështetën dhe e inkurajuan të kapërcejë sfidat, frikën dhe ankthet e saj.

Në fillim nuk e kishte të lehtë. Kur bëri kurset e para të trajnimit, kaloi momente dyshimi dhe madje mendoi të dorëzohet, sepse kishte frikë se mos nuk ia dilte. Për fat të mirë, profesoresha e saj ia zbuloi kapacitetet dhe besoi në të, e inkurajoi të ngulmojë. Ajo pa tek ajo potencialin që Elmija nuk e shihte te vetja, dhe me mbështetjen dhe inkurajimin e saj, gjeti forcën për të vazhduar.

Elmija konsideron veten një person që lundron mes dy kulturave të pasura dhe plotësuese. Për të, Zvicra përfaqëson stabilitet dhe mundësi, ndërsa Kosova ia shëron rrënjët, identitetin dhe trashëgiminë.

Ajo mendon që në Kosovë  sjell mendjen e hapur dhe përvojën e saj të fituar në Zvicër, e në Zvicër sjell vlerat e kulturës së saj shqiptare.

Elmije Mahalla është nënë e dy fëmijëve, e arritjen e suksesit të saj e mbështeti dhe bashkëshorti i saj, Ylberi, i cili i qëndroi afër dhe e inkurajoi, ashtu sikurse edhe motra e saj, Flora Ayla.

Fehmi Mahalla është kampion i Evropës në karate për vitin 2005 dhe tani, trajner i kombëtares së Shqipërisë në karate. Ndërsa Alvin Karaqi, kampion i karatesë në Lojërat Olimpike Evropiane në vitin 2023

Ëndrra e saj është krijimi i një zinxhiri institutesh bukurie, si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, ku mund ta ndajë eksperiencën e saj dhe t`i frymëzojë njerëzit e tjerë për të ndjekur ëndrrat e tyre në fushën e estetikës. Ky projekt jo vetëm që do ta lejonte të shpërndajë aftësitë dhe njohuritë e saj, por edhe të krijojë një komunitet profesionistësh që ndajnë të njëjtin pasion.

Ajo tashmë ka një lokacion në Fribourg, ku punon edhe një nga punonjësit e saj, që shënon një hap të parë drejt këtij vizioni. “Megjithatë, jam e vetëdijshme se mund të jetë e vështirë të gjesh profesionistë të gatshëm për t’u bashkuar me një ekip”, thotë ajo, pasi shumë preferojnë të jenë të pavarur dhe të punojnë vetëm. Pavarësisht kësaj, ajo beson në forcën e një ekipi të bashkuar dhe të specializuar që mund të ofrojë cilësi të jashtëzakonshme shërbimi dhe të inovojë këtë sektor.

VIDEO: https://fb.watch/uF7q89UQfG/

Foto: Rromir Imami: gallery.rrimphoto.com

Website:
www.lexcellencedusoircil.ch
Instagram: lexcellencedusourcil
Facebook: l’excellence du sourcil & du maquillage semi-permanent