Lajme
Liban: 8 të vrarë, mijëra të plagosur nga shpërthimi
Pajierët e dorës shpërthyen në periferi të Bejrutit dhe pjesë të tjera të vendit. Hezbollah tha se dy nga anëtarët e saj u vranë, ndërsa Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve ishte 8.
Të paktën tetë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën pasi një numër i pagerëve të dorës shpërthyen në gjithë Libanin të martën, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Abiad, tha se shpërthimet “vranë tetë njerëz, përfshirë një vajzë”.
“Rreth 2,750 njerëz u plagosën… më shumë se 200 prej tyre janë në gjendje kritike”, shtoi ai.
Hezbollah, një organizatë politike dhe grup militant në Liban, tha se të paktën dy nga anëtarët e saj u vranë.
Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, fajësoi Izraelin për shpërthimet. Izraeli nuk e komentoi menjëherë incidentin.
“Ne e mbajmë armikun izraelit plotësisht përgjegjës për këtë agresion kriminal”, tha Hezbollah.
Ai shtoi se Izraeli “me siguri do të marrë dënimin e tij të drejtë për këtë agresion mëkatar”.
Një zyrtar i Hezbollahut, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se incidenti ishte “shkelja më e madhe e sigurisë”, të cilit grupi i ishte nënshtruar në gati një vit konflikti me Izraelin.
Raportet se Izraeli kishte në shënjestër pajisjet e komunikimit dhe qëndronte pas shpërthimeve mbeten të pakonfirmuara.
Ka pasur pothuajse çdo ditë shkëmbime ndërkufitare midis Izraelit dhe luftëtarëve të Hezbollahut që kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Rripin e Gazës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












