Kosova
Liberalizimi i vizave, ngadalëson rritjen e remitencave nga diaspora
Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK)
Pas liberalizimit të vizave nga BE për shtetasit e Kosovës (prej 1 janarit 2024) remitencat kanë shënuar ngadalësim të rritjes së tyre
Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
“Vlera e remitencave të pranuara në tremujorin e parë 2024 ka arritur në 281milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.6 për qind krahasuar me tre mujorin e parë 2023. Rritja e ngadalësuar e remitencave ne tremujorin e parë pas liberalizimit te vizave me vendet e BE-se , mund të jetë ndikuar nga rritja e vizitave te kosovarëve në vendet ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, të cilët tani ofrojnë mbështetje financiare për familjarët e tyre për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit”, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së.
Sipas këtij raporti, remitencat vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që së bashku përbëjnë rreth 55.5 % të masës së remitencave, raporton Front Online. Remitencat përmes kanaleve formale (bankat dhe institucione tjerat) kanë shënuar rritje vjetore prej 3 për qind në tremujorin e parë 2024, ndërsa është shënuar rritje prej 5.8 për qind e dërgesave përmes kanaleve te tjera, potencialisht ndikuar nga rritja e vizitave te kosovarëve në diaspore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










