Shqipëria
Liderët evropianë mbërrijnë sot në Tiranë
Liderët europianë mbërrijnë sot në Tiranë, rrugët e bllokuara për qytetarët
Sytë e gjithë Europës drejtohen sot dhe nesër drejt Tiranës.
Këtë 15 maj, 47 liderë të Bashkimit Evropian dhe vendet partnere do të mbërrijnë në Tiranë, ku do të priten në një darkë nga Kryeministri Edi Rama një ditë para Samitit të Komunitetit Politik që do të mbahet më 16 maj, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, kryeministri britanik Keir Starmer, do të nisë një vizitë zyrtare bilaterale, ku pritet të zhvillojë dhe një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve.
Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash të cilat përfshijnë bllokime të akseve rrugore për automjetet e qytetarët.
Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas, Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë”, Mbikalimi i Kasharit , Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”, Unaza e Re krahu i Astirit, Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta”, Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër , Rruga e Elbasanit, Hotel “Plaza”, Rruga “George W. Bush”, Rruga “28 Nëntori”, Rruga e Dibrës, Rruga “Urani Pano”, Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










