Shkurt.ch
Ligji për azilin të respektojë të drejtat e fëmijëve
Është e patjetërsueshme që autoritetet të marrin në konsideratë pozitën e fëmijëve duke e vendosur atë në mesin e shkaqeve me peshë për familjen
Kriteret shumë të larta që vendosen me ligjin e rishikuar të azilit për bashkimin familjar janë tepër të ashpra. Afati i shkurtë i lejuar për realizimin e bashkimit të familjeve mund të çojë në probleme serioze, thuhet në një komunikatë të Qendrës Vëzhguese Zvicerane për të Drejtën e të huajve (SBBA, Schweizerische Beobachtungsstelle für Asyl- und Ausländerrecht).
Kjo organizatë ka dokumentuar një varg rastesh në të cilat kanë pësuar fëmijët për shkakun se njërit fëmijë i është mundësuar bashkimi me familjen dhe tjetrit nuk i është dhënë leja për këtë. Në një rast më të rëndë, nëna nuk ka mundur ta sjellë në Zvicër të bijën e abuzuar seksualisht. Një përjetim i tillë i rëndë i vajzës nuk është pranuar si “arsye e rëndësishme familjare” siç përshkruhet në ligj.
Në rastet tjera të cilat i prezanton SBBA flitet për etër të cilët për shkak të përgjigjes negative të kërkesës së tyre për azil janë dëbuar nga Zvicra, edhe pse ata kanë pasur partneren në Zvicër dhe fëmijë të përbashkët. “Në të gjitha rastet si këto është shkelur e drejta e fëmijës për jetë familjare. Është e patjetërsueshme që autoritetet të marrin në konsideratë pozitën e fëmijëve duke e vendosur atë në mesin e shkaqeve me peshë për familjen, shkruan SBBA.
Kjo qendër i referohet me këtë rast konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve, e cila është në fuqi në Zvicër nga viti 1997. Sipas kësaj konvente, Zvicra është e obliguar që të dëgjojë emndimin e fëmijës dhe atë ta marrë parasysh në përputhje me moshën dhe me pjekurinë e tij, shkrusan volksblatt.li.
Por, në Zvicër shumë shpesh interesat e politikës së migracionit vlerësohen më lartë se sa interesat legjitime të fëmijëve”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













