Kosova
Shqyrtimi i Ligjit për paga mund të zgjasë me muaj
35 ankesa nga sindikata dhe nga grupe ankuesish dërguar Avokatit të Popullit
Javën që lamë pas Ligji për pagat në sektorin publik është dërguar në Kushtetuese.
35 ankesa nga sindikata dhe nga grupe ankuesish dërguar Avokatit të Popullit kishin bërë që ky ligj të dërgohet në institucionin më të lartë gjyqësor në vend.
E një vendim i kësaj të fundit nuk dihet se kur do të bëhet publik.
Kështu ka bërë të ditur Veton Dula, drejtor i Zyrës për Informim në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka shtuar gjithashtu se Gjykata nuk ka afat të caktuar për vendimmarrje.
“Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, bazuar në normat kushtetuese e ligjore në fuqi, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje”, ka shtuar Dula.
E njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka thënë për arbresh.info se vendimi nuk do të merret gjatë këtij viti.
Sipas tij, edhe politika ka preferenca të ndryshme për këtë ligj.
“Nuk besoj që në asnjë mënyrë vendimi do të bëhet publik para Vitit të Ri, as pas festës, por duket se ambiciet dhe interferimet politike te grupacionëve të ndryshme pro ose kundër që të shkojë apo të ndalet ai ligj. Është çështje e Gjykatës kur e merr vendimin, por jo kaq shpejt”, ka shtuar ai.
Baraliu ka thënë gjithashtu se ligji do zbatohet prej 1 dhjetorit deri në vendimin e Gjykatës.
“Është e rëndësishme që ligji do të zbatohet prej 1 dhjetorit, përveç atyre dispozitave që Avokati i Popullit i ka veçuar si diksutabile dhe Gjykata rrjedhimisht me një masë të masë të përkohshme nëse e ndërmerr do t’ i veçojë ato nene”, ka shtuar ai.
E se sektori publik në Kosovë do të marrë pagat me rritje që nga dhjetori, kanë bërë të ditur edhe nga Ministria e Financave.
Kështu ka bërë të ditur Muharrem Shahini, zyrtar për informim në këtë ministri.
Ai ka shtuar gjithashtu se ky ligj është në fuqi deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas Avokatit të Popullit, Ligji për pagat në sektorin publik dhe Shtojca një (1) e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore. Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, u zhvillua takimi i fundit koordinues ndërmjet... -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj













