Maqedonia
Ligji për shtetësinë, aplikuesit duhet t’i nënshtrohen testit të gjuhës
Qytetarët pa nënshtetësi, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen testimit të gjuhës maqedonase. Tani për tani, këtë nuk e ndryshon as Ligji për përdorimin e gjuhëve. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se nesër do të bisedohet edhe për këtë çështje.
“Të shtunën grupi i punës do të bëj plan veprimin dhe aty do përcaktohen edhe çështja e Ligjit për nënshtetësi të RM-së. Kjo çështje tani është e rregulluar me ligjet në kuadër të MPB-së. Të gjitha ligjet, duhet të harmonizohen me Ligjin për gjuhët në afat të paracaktuar me ligj në kuadër të normave kalimtare”, deklaroi Zëvendëskryeministër Bujar Osmani.
Në Ligjin për nënshtetësi të RM-së, përveç tjerash thuhet se banorët e huaj mund të bëhen shtetas të Maqedonisë edhe me procedurën e natyralizimit. Sipas nenit 7, pika 6 e këtij ligji thotë se njëri nga kushtet është edhe njohja e gjuhës maqedonase, shkruan AlastM, përcjell Albinfo.ch.
“Për shtetësinë e RM-së me natyralizim mund të aplikoj një i huaj, që personalisht ka parashtruar kërkesë për ta marr shtetësinë dhe të njëjtit duhet ta zotërojnë gjuhën maqedonase deri në atë shkallë që mund të jetë e kuptueshme në mjedisin ku do të jetojnë.”
Nga kabineti i kryetari të Kuvendit thonë se e gjithë përgjegjësia e tyre juridike është kryer në momentin e paraqitjes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve në gazetën zyrtare. Kreu i legjislativit Talat Xhaferi, mbrëmë në emisioni “Rruga drejtë” tha se tani iu takon institucioneve shtetërore dhe publike të zbatojnë të njëjtin përmes akteve nënligjore, por jo vetëm në aspektin teknik.
Besoj se qytetarët maqedonas nuk pajtohen në atë pikë që të trajtojnë gjuhën maqedonase si gjuhë teknike. Po të ishte ashtu, përse 3 dekada u bënë përpjekje me Greqinë për të tejkaluar të gjitha ato dallime për aspektet nacionale e etnike- deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Sipas të dhënave zyrtare të MPB-së, mbi 2900 persona aktualisht kanë paraqitur kërkesën për marrjen e nënshtetësisë së RM-së. Nga Ministria e brendshme bëjnë të ditur se që nga pavarësia e shtetit, mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë nënshtetësinë, rreth 8 mijë të tjerëve iu janë refuzuar kërkesat dhe mbi 30 mijë kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














