Bota
Ligjvënësit gjermanë kërkojnë të ndalohen automjetet me benzinë dhe naftë
Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman i kanë propozuar Komisionit Evropian që në vitin 2030 të ndalohet regjistrimi i automjeteve me motorë dhe me djegie të brendshme, shkruan Spiegel Online, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të rishikojmë politikën aktuale tatimore për të nxitur masa për trafikun që nuk shkaktojnë ndotjen dhe për të arritur objektivin që në vitin 2030 në Bashkimi Evropian të regjistrohen vetëm automjetet të cilat nuk lëshojnë gazra”, thuhet në kërkesën e Parlamentit të Gjermanisë drejtuar Komisioni Evropian.
Sipas Spiegel, ministri Federal Transport, Alexander Dobrindt, i Bashkimit Kristian Social (CSU), megjithatë, ka refuzuar iniciativën e Dhomës së Ulët të Parlamentit, duke e vlerësuar atë si joreale.
“Motorët me djegie të brendshme si një teknologji kalimtare do të zhvillohet paralelisht me zhvillimin e makinave elektrike,” thotë Dobrindt, i cili beson se tregu për makina elektrike do të vazhdojë të rritet.
Klubi më i madh i automobilave në Evropë, ADAC-i gjerman, kritikoi nismën e Parlamentit të Gjermanisë.
Në ADAC thonë se me heqjen e parakohshme të këtyre motorëve do të rrezikonin punëtorët në industrinë e automobilave gjermanë, duke pasur parasysh se prodhimi i motorëve të automjeteve elektrike nevojiten më pak punëtorë se sa në prodhimin e motorëve me djegie të brendshme.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











