Lajme
Limaj me shokë shpallen të pafajshëm
Lajmin për lirimin e të akuzuarve në rastin “Kleçka”, e ka konfirmuar edhe Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX
Pas një procesi relativisht të gjatë, Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të pafajshëm deputetin Fatmir Limaj, për akuzën e krimeve të luftës. Bashk me limaj janë liruar edhe bashkëluftëtarët e tij, Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhemdin Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Shaban Shala, Bislim Shurdhaj, Naser Shala dhe Sabit Shala.
Në kohën kur Limaj po gjykohet, para Kino ABC, ku edhe po zhvillohet seanca ishin janë mbledhur qindra përkrahës të tyre, të cilët, me të marr vesh lajmin për lirimin e tij, kanë brohoritur nga gëzimi.
Limaj, i njohur si komandant “Çeliku”, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik. Lajmin për lirimin e të akuzuarve në rastin “Kleçka”, e ka konfirmuar edhe Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, raporton “Zëri”.
“Trupi gjykues konsideroi se lënda e Prokurorisë mbështetej kryesisht në dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur, Agim Zogaj, tani i ndjerë. Megjithatë, trupi gjykues vendosi që dëshmia e tij lidhur me disa çështje të rëndësishme në fjalë, veçanërisht identiteti i personave për të cilët ai pohon se i kanë kryer veprat që u ngarkohen, nuk është vërtetuar”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Në përgjithësi, Trupi gjykues, sipas këtij misioni i cili edhe e udhëhoqi procesin, në aspektet e rëndësishme materiale, dëshmia e Agim Zogaj ishte tërësisht e pabesueshme dhe se do të ishte e pasigurt që të bazoheshin në të për t’i dënuar të pandehurit për veprat nga aktakuza.
“Aktgjykimi me arsyetimin e plotë do të dorëzohet brenda tridhjetë ditëve”, theksohet në njoftimin e EULEX-it.
Ky aktgjykim lirues ishte i dyti për Fatmir Limajn, i cili në 2006-ten ishte shpallur i pafajshëm për krime lufte nga Trubunali Ndërkombëtar për krime lufte në Hagë. Megjithatë Limaj është duke u përballur edhe me jje proces tjetër, atë për korrupsion. Ai akuzohet se sa ka qenë ministër i Transportit ka keqpërdorë paratë e shtetit.
Ndryshe, lirimin e deputetit Limaj e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas këtij të fundit, me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Thaçi.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













