Lajme
Limaj: Nga politika mund të më eliminojë vetëm vota e popullit
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj u ka thënë të gjithëve që ta harrojnë idenë se mund ta eliminojnë politikisht. “Edhe nëse më fusin në burg, kurrë nuk mund të më eliminojnë. Le ta harrojnë. Mund të më eliminojë vetëm vota e popullit”, ka thënë Limaj për televizionin publik.
Ai ka pohuar se nëse imuniteti nuk i merret në Kuvend me 61 vota, çdo veprim tjetër do të jetë i paligjshëm. Limaj ka pohuar se edhe mund ta arrestojnë në ndërkohë, por këtë familja e tij do ta konsideronte si kidnapim.
Deputeti i PDK-së është treguar i gatshëm për ballafaqim me drejtësinë, duke thënë e di se do të dalë prapë i pastër, si në rastin me Ministrinë. Ka shprehur bindjen që rrjedhimisht nuk ka asgjë në rastin që po akuzohet.
“Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Agim Çeku, Kadri Veseli, Ramë Buja, që të gjithë e dinë se unë nuk kam qenë në Kosovë, në kohën për të cilën akuzohem. Të gjithë e dinë”, ka thënë Limaj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












