Lajme

Linja hekurudhore nga Olten në Cyrih, me ndërprerje

Linja hekurudhore nga Olten në Cyrih është e kufizuar midis Lenzburg dhe Mägenwil.

Arsyeja për këtë është një dëmtim i binarëve, siç shkruan SBB në faqen e tyre të internetit teksa Kufizimi pritet të zgjasë deri në mëngjesin e hershëm të së martës, në orën 01:30, transmeton albinfo.ch.

Siç raporton SBB me kërkesë të Keystone-SDA, dëmtimi i një ndërruesi është arsyeja e kufizimit.

Vonesa, anulime dhe devijime priten, sipas SBB. Linjat IC1, IC3, IC5, IC8, IR35, IR55, RE12, RE37, S19, S23 dhe S42 janë të prekura.