Lajme
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë
Përfaqësia diplomatike sqaron se votat me postë duhet të dërgohen në adresën e përcaktuar nga KQZ-ja, ndërsa afati përfundon më 6 qershor
Ambasada e Kosovës në Francë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Francë dhe që kanë zgjedhur të votojnë me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në adresën e ambasadës, transmeton albinfo.ch.
Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ka sqaruar se të gjitha votat duhet të dërgohen në adresën postare të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mënyrë që të pranohen dhe procedohen sipas rregullave zgjedhore.
Sipas njoftimit, adresa ku duhet të dërgohen zarfet është:
KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08
Ambasada ka rikujtuar gjithashtu se periudha e votimit me postë ka nisur më 21 maj dhe përfundon më 6 qershor 2026, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Përfaqësia diplomatike u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të respektojnë udhëzimet e KQZ-së, në mënyrë që votat e tyre të arrijnë në kohë dhe të llogariten në procesin zgjedhor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg













