Tematike
“Lions Clubi” gjerman ndihmon shërimin e Laurit
Pas shumë qëndrimeve në klinikë, djali 11 vjeçar nga Kosova tashmë mund të ecë sërish në mënyrë normale
Organizata Lions Club nga Northeimi gjerman ka ndihmuar me mjete materiale shërimin e vogëlushit 11 vjeçar nga Kosova, Laur Latifi. Lauri është operuar pak javë më parë në Klinikën Helios albert-Schweitzer të qytetit Northeim.
“Ne, në mbledhjen tonë të fundit kemi biseduar në lidhje me fatin e Laurit”, thotë dr. Andreas Hogrebe, kryetar i Lions Club-it të këtij qyteti. Me këtë ndihmë, Lions Club dëshiron të mundësojë që Lauri të gëzojë një terapi të qëlluar mjekësore pas operimit.
“Para rreth gjysmë viti, kur e pata parë për herë të parë vogëlushin, nuk mundja tu besoj syve. Fotografitë tregonin se këmba e tij e djathtë ishte pothuaj 5 cm më e shkurtë se e majta”, thotë dr. Winfried Schratz, kryemjek në Klinikën për kirurgji aksidentale dhe ortopedi.
Lauri nuk mundte të ecte fare pa mjete ndihmëse. Shkaktar për këtë gjendje kishte qenë një aksident trafiku, nga i cili ai mezi kishte dalë i gjallë. Pastaj Lauri qe operuar disa herë në klinikën e Northeimit, duke iu mundësuar kështu zgjatja e këmbës së djathtë. Pas shumë qëndrimeve në klinikë, djali 11 vjeçar nga Kosova tashmë mund të ecë sërish në mënyrë normale.
“Djaloshi është në rrugë të mbarë. Ai tashmë mund të ecë pa ndihmën e askujt”, vërteton Hysni Mehmeti, një familjar i Laurit që jeton në Northeim. Ai ka marrë çekun e dhuruar nga Lions Club, në emrin e familjes, shkruan hna.de.
Me 2000 eurot e dhuruara, Laurit do t`i mundësohet përkujdesja mjekësore edhe në të ardhmen, pasi të kthehet në Kosovë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












