Shqipëria
Liqeni i Shkopetit, një vend që duhet vizituar
"Në rast se ruajmë faunën dhe florën, ky vend do të shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët e vendit dhe turistët e huaj"
Vetëm një orë larg Tiranës, liqeni i Shkopetit është një ndër bukuritë natyrore që duhet të vizitohen patjetër nga turistët.
Natyra është imponuese dhe e plotfuqishme. Dy shkëmbinj të mëdhenj ngrihen në krah të tij, ndërsa liqeni nga të gjitha anët rrethohet nga gjelbërimi. Liqenin mund ta përshkosh në të gjithë gjatësinë e tij vetëm me mjete lundruese.
“Në rast se ruajmë faunën dhe florën, ky vend do të shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët e vendit dhe turistët e huaj”, thonë disa sipërmarrës, që thonë se duan ta kthejnë këtë liqen në një vend ku zhvillohen pasione si peshkimi apo gara me kanoe, por kërkojnë mbështetje për të zbatuar planin e tyre. Ata thonë se turistët që vijnë kryesisht nga Austria qëndrojnë me ditë dhe ngrenë çadrat e tyre, duke shijuar kontaktin me gjelbërimin ajrin e pastër e duke bërë edhe hiking.
Liqeni i Shkopetit dhe Ulzës ndodhen rreth 68 km nga Tirana, por fatmirësisht deri më tani nuk ka fatin e shtigjeve që hapen, shkelen dhe betonizohen nga ndërtimet.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













