CH-Ballkani
Lirohen të pafajshëm 3 kosovarët e dyshuar për terrorizëm
Tre kosovarët e arrestuar të martën me dyshimin se mund të kishin lidhje me terrorin islamik, janë liruar sot. Dyshimet fillestare për implikimin e tyre në veprime terrosiste nuk janë dëshmuar si të vërtet, shkruan br.de.
Pas një dëshmie anonime në një faqe interneti të policisë se Bavarisë ndaj tyre ishte inicuar një procedurë hetimore.
Presidenti i policisë së landit të Bavarisë, Wilhelm Schmidbauer nuk janë gjetur dëshmi për lidhjen e tyre me terrorizëm, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye prokuroria i ka liruar personat në fjalë.
Një zëdhënës i Zyrës së Bavarisë për krime pati konfirmuar dje informacionet që i ka publikuar televizioni ARD. Sipas tyre, tre personat po vinin nga Brukseli me një makinë të regjistruar në Belgjikë, raporton focus.de, përcjell albinfo.ch.
Indikacione për lidhjen me sulmet terroriste të Brukselit deri tash nuk ka, është shprehur një zëdhënës i policisë.
Por, ai ka thënë se ndaj tyre po zhvillohen hetime, me dyshimin se po përgatisnin një “vepër penale me rrezikshmëri të madhe për shtetin”.
Arrestimi i tyre ka ndodhur, sipas Bayerische Rundfunk, pasi që një njeri i panjohur natën e të hënës i kishte dhënë policisë së Bavarisë një informatë që fliste për planifikim të një akti terrorist. Janë përmendur personaliet e dy shqiptarëve të Kosovës të cilët po lëviznin me një veturë Mercedes ngjyrë argjendi.
Policët pastaj kanë ndaluar makinën në të cilën kanë qenë dy vëllezër dhe një shoqërues i tyre, të moshave 36 dhe 46 vjeçarë. Ata kanë deklaruar se po punonin për një firmë belge të ndërtimit, transmeton albinfo.ch. 30.000 eurot që u ishin gjetur, i kishin për të paguar një shtëpi në Belgjikë, shkruan br.de. Këtë të fundit e kanë dëshmuar edhe autoritetet belge
Planet e ndërtimit të gjetura në makinën e tyre i takonin një kantieri që ata e mbikëqyrnin. Njëri nga dy vëllezërit po kërkohej me fletarrest pasi që e kishte vendimin për të lëshuar Gjermaninë sepse i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe kishte kaluar në ilegalitet.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











