Lajme
Lirohet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Shkup
Njëra korsi e magjistrales Prishtinë-Shkup është liruar për qarkullim. Rruga ishte bllokuar tek muri mbrojtës ku edhe më parë kishte shembje dheu
Pesë ditë pas u bllokua rruga Nacionale N2, Prishtinë-Shkup në Grykë të Kaçanikut, si pasojë e shembjes së dheut dhe gurëve, njëra korsi është liruar sot për qarkullim. Kështu njofton Ministra e Infrastrukturës në Prishtinë. Rruga ishte bllokuar tek muri mbrojtës ku edhe më parë kishte shembje dheu.
“Mirëpo, tani, me përkujdesje të kompanisë së mirëmbajtjes, që i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja, është liruar për qarkullim njëra korsi e kësaj rruge”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Magjistralja Prishtinë-Shkup është bllokuar të premten, ndërsa deri sot, qytetarët kanë shfrytëzuar pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë, nëpër malet e Sharrit për të shkuar në Maqedoni dhe anasjelltas për të ardhur në Kosovës. Në vendin ku janë shkaktuar shembjet e dheut, edhe më parë ka pasur probleme të njëjta. Disa vite më parë, për javë të tëra rruga ka qenë e bllokuar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










