Kosova
Lista Serbe me kërkesa për largimin e protestuesve
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dy kërkesa për përfaqësuesit e KFOR-it dhe ambasadoret e huaj.
“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha ai, raportojnë mediat në Prishtinë.
Sic raporton gazetaexpress nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se ata do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave para komunave më veri.
“Ne nuk do të largohemi derisa ata të tërhiqen. Presim që KFOR-i të qëndrojë neutral ndaj statusit, të mos ofrojë mbrojtje për njësitë e paligjshme parapolicore, të ruajë paqen sepse ne jemi të interesuar për paqe. Qytetarët erdhën këtu për të mbrojtur paqen dhe familjet e tyre”, tha ai, përcjellë abinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












