Sport

Listës së lëndimeve te Kosova i shtohen edhe Halimi e Hajdini

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundi para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror Rusia 2018.  Kosova, ndeshjen e radhës në këtë cikël kualifikues do të luajë në Loro Boriçi të Shkodrës, ndaj Ukrainës. Përveç mungesave të shumta në skuadër përzgjedhësi Bunjaki, ka marrë sot edhe një lajm të hidhur pasi janë lënduar dy futbollistët Besar Halimi dhe Bledar Hajdini, duke iu shtuar listës së gjatë të mungesave. Nuk dihet ende sa a mund të pritet që këta dy lojtarë të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Ukrainës që zhvillohet të premten në Shkodër nga ora 20:45.