Sport
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike
Në Rio filluan Lojërat Olimpike që do të zgjasin deri më 21 gusht
Në Rio të Brazilit janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike, ku për herë të parë do të marrë pjesë Kosova, që paraqitet me tetë sportistë, kurse Shqipëria paraqitet me gjashtë. Gjithashtu edhe disa sportistë tjerë shqiptarë paraqiten për vende tjera. Zvicra në kontingjentin e saj ka 109 sportistë dhe synon medalje. Lojërat Olimpike do të zgjasin deri më 21 gusht.
(E plotësuar) – Edhe Kosova parakalon në ceremoninë hapëse. Flamurin e mban xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një Olimpiadë. Kjo ishte historike për sportin kosovar. Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova. Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.
(E plotësuar) – Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka dalë për t’u prezantuar. Flamurin kuqezi e ka mbajtur atletja Luiza Gega. Shqipëria në këto Lojëra përfaqësohet me gjashtë sportistë.
(E plotësuar) – Shumë artistë dhe valltarë po përfermojnë në ceremoninë hapëse. Vërehet se organizatorët janë përgatitur shumë për këtë ceremoni, derisa shumë ngjyra janë përdorur për këtë ceremoni madhështore.
Në këtë Olimpiadë do të marrin pjesë 10500 atletë nga 207 shtete, në mesin e tyre për herë të parë edhe Kosova, që përfaqësohet me tetë sportistë, derisa Shqipëria me gjashtë.
50 mijë njerëz janë të pranishëm në stadium, derisa afër 3 miliardë të tjerë anembanë botës do ta përcjellin përmes televizioneve.
Në Rio do të jepen 306 medalje ari për atletët që konkurrojnë në më shumë se 40 disiplina.
Legjenda e futbollit brazilian, Pele pritej të mbante në duart e tij flakën olimpike , por nuk ka mundur dot të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që ka pasur. Edhe pse dihej gjendja e tij, u shpresua deri vonë mbrëmjen e sotme, që ai të mbante pishtarin.

E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? Nga ndalimi i piroteknikës në hapësira publike deri te sistemi i ri i kufijve EES, prilli... -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë -
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër?














