Lajme
Liverpooli heq dorë nga Sancho, i hap rrugë Rashicës
Liverpooli nuk është i gatshëm ta paguajë çmimin e kërkuar nga Borussia Dortmundi për yllin anglez, Jadon Sancho, të cilin e vlerëson si tejet të lartë. Kjo mund t’i hapë rrugë Milot Rashicës t’i bashkohet kampionit evropian.
Gjiganti i Bundesligës Dortmundi i kërkon të paktën 115 milionë euro për përfaqësuesin e Anglisë, i cili kërkohet edhe nga rivali i të kuqve, Manchester United.
Por Liverpooli i Jurgen Klopp nuk është i përgatitur të futet në një luftë ankandi me rivalin e moçëm dhe do të shikojë për alternativa të tjera, sipas Football Insider.
Ndër alternativat e tij është edhe Milot Rashica i Werder Bremen, i cili do t’u kushtonte të kuqve dukshëm më lirë.
Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë koronavirus.
Për 23-vjeçarin nga Vushtrria është përfolur shpesh këtë sezon se mund të luajë në Liverpool sezonin e ardhshëm dhe tani që të kuqtë kanë hequr dorë nga Sancho, Rashica e ka të hapura rrugët për të kaluar në Anfield.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













