Manifestime
Llozana për një javë do të frymojë shqip
Nis të shtunën edhe zyrtarisht në qytetin e Llozanës aktiviteti tashmë tradicional “Lausanne Méditerranées” (Mesdheu i Lozanës)
Ngas sot ka filluar edhe zyrtarisht në qytetin e Llozanës aktiviteti tashmë tradicional “Lausanne Méditerranées” (Mesdheu i Lozanës), ku po prezantohet denjësisht kultura nga të gjitha hapësirat shqiptare. Programi i pasur nga aktiviteti “Lausanne Méditerranées” (Mesdheu i Lozanës) do të zgjasë deri më 5 tetor, raporton albinfo.ch.
Qyteti i Llozanës ka frymuar shqip gjatë gjithë ditës së shtunë, ku viziorët e shumtë kanë ndjekur nga afër aktivitete të organizuara nga shumë shoqata shqiptare që promovojmë kulturën dhe traditën shqiptare me aktivitete, debate, teatër, këngë dhe valle tipike shqiptare.
Në mesin e vizitorëve ishte i pranishëm edhe kryetari i qytetit të Llozanës, Gregorie Junod, po ashtu edhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni.
Ky edicion i ri i “Lausanne Méditerranées dëshiron” të thyejë klishetë dhe të hapë dyert për kulturën shqipfolëse këtu dhe në Ballkan, gjithashtu.
Do të ketë prezantime nga teatri, muzika, letërsia, kinemaja, por edhe nga kuzhina.
Aktivitetet do të zhvillohen në partneritet me Cinémathèque suisse, Arsenic, Théâtre de Vidy dhe shoqatat shqiptare (Albinfo.ch, ISEAL, ACAS, L’Avenir, Ilirët, Teuta, AEAUL, Dona, LIRIA, CICRA, Swiss Albania Event).
Krahas programit të shumta e të larmishme artistike, do të ketë edhe debate, tryeza socio-politike etj.
Shihni programin në linkun në vijim: Lausanne Mediterranes















E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












