Të tjera
Lojërat Olimpike dimërore do të zhvillohen pa masa anti-Covid
Huang Chun, një zyrtar i Komitetit Organizativ të Lojërave Dimërore, Pekin 2022, tha në një takim online se nuk do të ketë masa shtesë parandaluse për Covid-19. Ndërkohë, 20 milionë kinezë janë në izolim.
Rastet e reja të Omicron-it në Kinë nuk do të jenë pengesë për fillimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, të cilat do të hapen më 4 shkurt.
Chun tha gjatë takimit se masat do të shtohen vetëm në rast se “do të ketë shumë raste (me të infektuar)”.
Një vendim i mbështetur edhe nga zëdhënësi i Komitetit Olimpik, Zhao Weidong-u, i cili garanton se “çfarëdo vështirësie dhe sfidash që mund të hasim, vendosmëria jonë për të pritur Lojërat mbetet e palëkundur”.
Megjithatë, qeveria e Pekinit shprehu shqetësimin e saj për Lojërat vetëm një ditë më parë, më 10 janar, përcjell Albinfo.ch.
Lojërat mbahen nga data 4 deri më 20 shkurt dhe varianti Omicron tashmë është i pranishëm në zonën e Tianjinit, që gjendet fare pranë Pekinit.
Mëngjesin e kësaj të marte Anyangu u bë qyteti i tretë kinez që u fut në izolim. Mbi 5.5 milionë banorët e tij janë mbyllur në shtëpi.
Autoritetet kineze kanë zbuluar dy raste të infektimit me Omicron dhe ata i lidhin me Tianjinin dhe Anyangun. Nëse kjo hipotezë vërtetohet, do të ishte rasti i parë i përhapjes së brendshme dhe jo nga njerëzit që vijnë nga jashtë.
Me izolimin e Anyangut, numri i kinezëve të mbyllur në shtëpi shkon në shifrën e rreth 20 milionëve. 13 milionë janë të izoluar në qytetin Xian dhe 1.1 milionë në Yuzhou.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











