Kosova
Lojtari kosovar nuk lejohet të udhëtojë për në Gjeorgji
Skuadra e futbollit, Tirana, do të paraqitet pa mbrojtësin Qëndrim Ismajli ndaj Torpedo Kutaisi në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, përcjell albinfo.ch.
Pasi Gjeorgjia nuk njeh shtetin e Kosovës, Ismajli nuk është lejuar të udhëtojë për në Gjeorgji. Ai ka vetëm pasaportë të Kosovës.
Lojtarët me pasaportë të Kosovës vazhdimisht përballen me telashe për të hyrë në vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Ismajli është transferuar te Tirana nga Gjilani.
Ndeshja Torpedo Kutaisi – Tirana zhvillohet të enjten, prej orës 19:00.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër













