Futboll
Lojtari me origjinë shqiptare lë Turqinë, firmos në Bundesligë
Lojtari shqiptar, Mërgim Berisha, ka lënë Turqinë, aty ku është pjesë e Fenerbahce dhe tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Augsburg në Bundesliga, përcjell albinfo.ch.
Augsburg nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Bundesligë, teksa në katër ndeshje është mposhtur në tri, duke marrë vetëm një fitore, megjithatë Berisha mund t’i japë një tjetër ritëm në fushë skuadrës.
Shqip shkruan se në sezonin e fundit me Fenerbahçe, Berisha u aktivizua në 22 ndeshje të kampionatit turk, duke realizuar katër gola, ndërsa tashmë përgatitet për aventurën më të rëndësishme të karrierës.
Vlen të theksohet se Berisha ka një karrierë të pasur, edhe pse vetëm 24-vjeçar, teksa është shpallur kampion europe me Shpresat e Gjermanisë, ndërsa ka fituar edhe Champions League për të rinjtë me Salzburgun.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Komisioni zviceran kërkon që azilkërkuesit të deportohen në një vend të tretë Disa kanë sugjeruar se propozimi me shanse të ulëta po përdoret si një platformë për të...
-
Mungesa e psikoterapistëve i lë fëmijët zviceranë në krizë
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit