Kosova
Lokalet e dasmave në Kosovë, nën mëshirën e Koronavirusit
Një numër i madh lokalesh hoteliere në Kosovë mbijetojnë falë dasmave që mbahen në ambientet e tyre gjatë verës. Por duket se këtë vit pandemia do t`ua prishë llogaritë...
Pandemia ka bërë që shumë biznese të fillojnë të ndiejnë rënien ekonomike qysh tani. Në këto biznese bëjnë pjesë edhe restorantet kosovare, të cilat për këtë verë kishin të rezervuara shumë ahengje të ndryshme familjare, por që njëherë për njëherë nuk dihet nëse do të mbahen.
Albinfo.ch ka kontaktuar dy nga këto restorante për të mësuar gjendjen e tyre përballë pandemisë.
Njëri ndër to është edhe Vali Ranch, një kompleks turistik në Përlepnicë të Gjilanit. Ky resort për çdo verë organizon numër të madh dasmash dhe gazmendesh tjera familjare për shkak të ambientit, enterierit dhe punës së mrekullueshme të stafit.
Shumica e eventeve në këtë restorant ishin të rezervuara nga bashkatdhetarët sidomos ata që jetojnë në Zvicër. Pra përveç Kosovës, duhet që edhe vendet tjera të zbusin masat dhe të lejojnë udhëtimet për realizimin e këtyre eventeve familjare.
Kryemenaxherja e kompleksit, Arta Jakupi ka thënë në një intervistë për albinfo.ch se ende nuk kanë të paralajmëruar ndonjë anulim, por se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në vazhdim në këto kushte pandemie.
Albinfo.ch: A keni anulime të ahengjeve, për shkak të gjendjes që po mbretëron në Kosovë nga pandemia?
ValiRanch: Anulime deri më sot nuk kemi asnjë. As ne nuk e dimë se si do të zhvillohet gjendja më tutje por do të presim deri në mes të muajit qershor dhe pastaj do të kontaktojmë me të gjithë për të ardhmen se si do të zhvillohet situata. Pastaj krejt do të varet nga vendet prej nga vijnë mërgimtarët që shumica kanë rezervuar ahengjet e tyre familjare, sidomos nga Zvicra:
Albinfo.ch: Si po e përballon këtë situatë Vali Ranch?
ValiRanch: Edhe ne si të gjitha bizneset në Kosovë dhe jashtë Kosovës, po përballemi me vështirësi në këtë kohë pandemie, gjë që është normale. Dhe kjo gjendje ka ndikuar dhe do të ndikojë shumë.
Albinfo.ch: A keni marrë ndonjë ndihmë nga shteti?
Vali Ranch: Nga shteti e vetmja ndihmë është pagesa e punëtorëve tani që momentlisht janë të gjithë të papunë me pagën minimale 170 euro.
Albinfo.ch: Si po mendoni t’i tejkaloni këto vështirësi pas përfundimit të pandemisë?
ValiRanch: Ne po presim ditë të mira dhe ashtu mendojmë të dalim nga situata, që sa më shpejt të përfundoëj pandemia COV 19, për ne dhe për gjithë globin.
Por, pak më ndryshe është duke e përjetuar pandeminë një tjetër restorant i njohur. Është fjala për “Golden Agi”, tek i cili tashmë kanë filluar edhe të anulohen disa ahengje si pasojë e gjendjes së krijuar atje dhe në gjithë botën.
Nga ky restorant kanë thënë se gjatë verës zakonisht rezervohen mbi 100 dasma, shkruan albinfo.ch.
Albinfo.ch: A keni anulime të ahengjeve, për shkak të gjendjes që po mbretëron në Kosovë nga pandemia?
GoldenAgi: Tek ne zakonisht rezervohen mbi 100 dasma, por si pasojë e pandemisë kemi disa anulime për këtë vit, fatkeqësisht. Por ende i kemi të vlefshme rezervimet për muajt korrik dhe gusht.
Albinfo.ch: Si po e përballoni këtë gjendje?
GoldenAgi: Nuk jemi duke punuar, nuk kemi asnjë të ardhur nga biznesi, pasi që pandemia ka ndikuar dhe ahengjet e këtyre muajve siç edhe e ceka, janë të anuluara.
Albinfo.ch: A ju ka ndihmuar shteti në përballimin e kësaj situate?
GoldenAgi: Jo nuk kemi pasur ndihma nga shteti.
Albinfo.ch: Si mendoni të dilni nga kjo situatë?
GoldenAgi: Po shpresojmë që deri në sezonin e verës do te përmirësohet situata dhe të vazhdojmë me mbajtjen e ahengjeve. Përndryshe, do të jetë e vështirë përderisa kemi obligime bankare dhe familjare.
Artikulli për dasmet në Kosovë është publikuar në magazinën e albinfo.ch, edicioni maj 2020.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë















