Lajme
Kryeministri britanik: Nuk i braktisim bisedimet me BE-në
Kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se ai nuk do të largohej nga bisedimet për post Brexit, por se Britania e Madhe duhet të përgatitej për rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, që do të thoshte asnjë marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian.
Duke folur për Sky News në Downing Street pas telefonatës me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, Johnson tha se “kam frikë se jemi akoma larg për gjërat kryesore”.
“Ne do të vazhdojmë negociatat. Londra sigurisht nuk do të largohet nga bisedimet… Gjëja më e mundshme tani është që ne duhet të bëhemi gati për kushtet e OBT-së”, theksoi ai.
Po ashtu, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian do të vazhdojnë me bisedime, pasi shtynë sot afatin e vendosur prej tyre për negociatat për një marrëveshje postBrexit për marrëdhëniet e tyre të ardhshme, njoftoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Katër vjet e gjysmë pas referendumit mbi qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, bota priste një marrëveshjeje ose jo postBrexit lidhur me marrëdhëniet e tyre në të ardhmen. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













