Muzikë
Londra nderon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me pritje diplomatike
Muzikë, diplomaci dhe krenari kombëtare për 18-vjetorin e Kosovës në Londër
Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizoi pritje solemne në Londër, duke mbledhur përfaqësues të korit diplomatik, deputetë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Oborrit Mbretëror dhe të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, si dhe miq e mbështetës të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Kremtimi vijoi me një mbrëmje festive me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, ku atmosfera u pasurua nga muzika e grupit Asgjë Sikur Dielli.
Në fjalën e tij, ambasadori Ilir Kapiti theksoi se rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm, i ndërtuar mbi sakrificën dhe aspiratën për vetëvendosje – nga rezistenca paqësore deri te lufta çlirimtare e Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, i cili uroi 18-vjetorin e Pavarësisë për Kosovën dhe shqiptarët kudo që ndodhen./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Romë
Ambasada e Kosovës në Romë shënon 18-vjetorin e Pavarësisë Ambasada e Kosovës në Itali organizon mbrëmje festive për Ditën e Pavarësisë... -
Japoni
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne në Japoni -
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë -
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse -
Gjermani
Nxënësit shqiptarë kremtojnë 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd
Jeta në Zvicër
-
Më shumë raste të sëmundjes së “legjionarëve” në Zvicër Numri i rasteve të sëmundjes së Legjionarëve është rritur në Zvicër që nga viti 2001. Burrat... -
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse -
Zgjedhjet e 8 marsit në Lozanë: «Më shumë pragmatizëm dhe më pak ideologji» -
Ujë i pijshëm i kontaminuar në Thurgau -
Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit prej 300 milionë frangash











