evente
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku Lorena Kengji u prezantua me punime në teknikën e tuftingut – një gjuhë e butë vizuale që flet për ndjeshmërinë, përkatësinë dhe thellësinë që arti mund të sjellë në jetën tonë.
Lorena Kengji ka zgjedhur të flasë në mënyrë të heshtur, përmes gjuhës së artit. E lindur dhe rritur në Zvicër, me rrënjë shqiptare, Lorena është pjesë e një brezi të ri që gjen në krijimtarinë vizuale një mënyrë të natyrshme për të ruajtur ekuilibrin, për të reflektuar mbi identitetin dhe për të komunikuar me të tjerët në mënyrë të ndjeshme dhe estetike.
Në ekspozitën që u zhvillua në Kreuzlingen, përkrah artistëve Xenia Balli dhe Bennet Krespach, Lorena prezantoi veprat e saj të punuara me dorë përmes tuftingut, një teknikë bashkëkohore që ndërthur elementin tekstil me lirshmërinë e formës dhe ngjyrës. Veprat e saj komunikojnë butësisht, por me prani të thellë vizuale, duke reflektuar një univers të brendshëm që vjen në sipërfaqe pa zhurmë, por me ndikim.
“Arti për mua është mënyra më e ndershme për të qëndruar e lidhur me veten. Është një gjuhë që më ndihmon të kuptoj botën përreth dhe ta përkthej atë në diçka të prekshme,” u shpreh Lorena gjatë hapjes së ekspozitës.
Në vend që të ndjekë trendet, ajo krijon me durim e qëllim, me dëshirën që arti të jetë i përjetuar, jo vetëm i parë.
“Më pëlqen ideja që një punë që krijoj me duar, më pas të vendoset në një hapësirë familjare dhe të jetë pjesë e përditshmërisë së dikujt tjetër. Arti im nuk është për në muze, por për në jetë”, thotë Lorena.
E veçanta e Lorenës qëndron në aftësinë për të krijuar një gjuhë personale përmes ngjyrës dhe teksturës, por edhe në mënyrën si ajo ndërton ura mes dy kulturave që i ka brenda vetes, shqiptare dhe zvicerane. Pa u ndarë nga njëra, pa imituar tjetrën.
Lexoni po ashttu:
10 dhe 11 maj: Lorena Kengji, pjesë e ekspozitës artistike në Kreuzlingen
Të ngjashme
Të tjera nga evente
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA
















