Sport
Loresa e vogël, nga çdo garë kthehet me medalje
Loresa Bërkolli është notare dhe deri tash ka fituar me dhjetëra medalje. Është vetëm 14-vjeçare por ajo ushtron me të rriturit, kurse ka marrë pjesë në shumë gara të ndryshme dhe gjithmonë është kthyer me medalje
Një notare shqiptare që po shkëlqen në Zvicër është Loresa Bërkolli. Ajo ka lindur në Zvicër ndërsa prindërit e saj janë nga Kosova. Jeton në Tenero në kantonin Ticino. Edhe pse është vetëm 14-vjeçare ajo ka fituar shumë medalje në garat ku ka marrë pjesë, derisa shihet si notare me potencial të madh. Loresa tregon për albinfo.ch si filloi të merret me not, sukseset që i ka pasur deri më tani dhe planet për të ardhmen.
Ajo ka filluar të merret me not në moshën 7-vjeçare. “Që nga viti 2010 kam filluar të ushtroj notin në stilin pinar. Deri më tani kam marrë pjesë në shumë gara, në disa vende të Evropës dhe kam fituar shumë medalje. Jam e kënaqur me sukseset që kam arritur, por nuk dua të ndalem dhe shpresoj se do të vazhdoj me këtë ritëm”, ka thënë Loresa për albinfo.ch.
Karrierën e ka nisur në klubin “Flippers Team Tenero”, dhe që nga viti 2010 kur ka filluar të merret me not, ajo ka marrë pjesë në shumë gara, si në Itali, Zvicër, Gjermani e Holandë dhe pothuajse gjithmonë ka qenë e para në kategorinë e të rinjve. Loresa garon në disiplinat 50 metra, 100, 200, 400, 800, 1500 si dhe 50 metra nen ujë (apnea).
Ushtron me të rriturit
Në fund të vitit të kaluar, klubi i saj fitoi Kupën e Zvicrës, derisa garuesja më e mirë u zgjodh Loresa. Edhe pse vetëm 14-vjeçare ajo ushtron me të rriturit, tri herë nga javë nga tri orë. Falë këtyre ushtrimeve notarja e talentuar mori pjesë mori pjesë në Kupën Botërore në Eger të Hungarisë më 24-24 shkurt. “Kemi shkuar gjashtë notarë nga klubi ynë ku kemi përfaqësuar Zvicrën në garë shumë të rëndësishme, ku morën pjesë 20 shtete me 80 klube apo rreth 460 notarë. Kam arritur vendin e pestë në garën 50 dhe 100 metra. Jam shumë e kënaqur, pasi që kjo ishte hera e parë që kam marrë pjesë në një Kampionat Botëror. Do të marr pjesë prapë në garat e CMAS WORD CUP në Lignano të Italisë më 24-26 mars”, ka shtuar tutje ajo.
Nuk e harron vendin e prejardhjes
Përkundër faktit se ka lindur në Zvicër dhe ka filluar karrierën atje, dëshira e saj është që një ditë të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare, edhe pse një ftesë në drejtim të saj ende mungon. Këtë e tregon edhe babai i saj, Samiu, i cili është nga Prishtina. “Ajo garon me klubin e saj, ku përfaqëson Zvicrën në garat ndërkombëtare, por dëshira e saj është që një ditë të garojë për Kosovën. Ajo është e lidhur ngushtë me vendlindjen dhe shpreson se një ditë do t’i realizohet ëndrra”, shprehet Sami Bërkolli për Albinfo.
Dëshiron të garojë për Kosovën
Përkundër faktit se ka lindur në Zvicër dhe ka filluar karrierën atje, dëshira e saj është që një ditë të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare, edhe pse një ftesë në drejtim të saj ende mungon. Këtë e tregon edhe babai i saj, Samiu, i cili është nga Prishtina.
(B.R.)
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLoresa Bërkolli
- Prejardhja:Tenero, Zvicër
- Vendi ku vepron:Tenero, Zvicër
- Profesioni:Notare, nxënëse
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












