Lajme
Lozana dëshiron të prezantojë një rregullore ‘të habitshme’ të duhanit
Ndërsa disa rregulla kanë shumë kuptim, të tjerët – jo aq shumë.
Një shembull i kësaj të fundit është vendimi i qytetit të Lozanës për të refuzuar një mocion që synon ndalimin e pirjes së duhanit nëpër shkollat dhe këndet e lojërave të qytetit, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja e refuzimit të këtij mocioni, të paraqitur nga deputeti i bashkisë, Ilias Panchard, për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e tymit pasiv, është se nëse ky ndalim do të zbatohej, do të ishte i dëmshëm për njerëzit e ‘disfavorizuar’.
Si kështu?
Kjo për shkak se, sipas zyrtarëve komunalë, duhanpirësit e rëndë shpesh vijnë nga popullata e pafavorizuar sociale. Prandaj, këta prindër do të kishin më pak gjasa që t’i çonin fëmijët e tyre në këndet e lojërave nëse aty ndalohej pirja e duhanit.
Panchard tha se ky pozicion është “befasues”.
“Nuk duket se është konsultuar asnjë ekspert në hartimin e vendimit komunal”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Kurti takon sot mërgatën në Oslo Sot, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe...
-
Pas Tiranës, Saimir Pirgu në Prishtinë
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
Jeta në Zvicër
-
Pse zhvendosja në një kanton tjetër zviceran mund ta komplikojë jetën tuaj Edhe për një shtetas zviceran, zhvendosja nga një kanton në tjetrin është shpesh një barrë. Për...
-
Bazel: Kujdes kur porositni qebapë
-
Sa lirisht mund të lëvizin qytetarët e BE-së në dhe brenda Zvicrës?
-
Si do të funksionojë ndalimi zviceran për mbulimin e fytyrës kur të hyjë në fuqi?
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj?