Lajme
LSDM i kthen “bombat”: BDI në qendër të përgjimeve
Në përgjime dëgjohen përfaqësuesit e BDI-së, kryetari Ali Ahmeti duke biseduar me bashkëpunëtorët e tij, Artan Grubin, Musa Xhaferin etj. për pazare politike, por edhe me liderët maqedonas, Gruevksin, Jankullovsken, Miallkovin etj
Pas një pauze disa mujore, Lëvizja Social Demokratike e Maqedonisë i ka kthyer bombat në drejtim të partive fituese në zgjedhje. Beteja e përgjimeve sot i është fokusuar BDI-së, pasi ka indikacione se përfaqësuesit e kësaj partie i kanë përafruar qëndrimet me VMRO DPMNE-në për koalicionin e ri qeverisës.
Përfaqësuesit e LSDM-së kanë deklaruar për agjencinë “Meta” se “MOD Network” ka qenë shfrytëzuesi që ka bllokuar edhe më herët “bombat” e LSDM-së, por ato ndërprerje nuk kanë zgjatur shumë, transmeton Gazeta Lajm.
“Kjo nuk është hera e parë që OMD të bllokojë videoincizimet tona, e kanë bë këtë edhe më herët por vetëm shkurtë”, ka thënë një burim jozyrtar në LSDM.
“Në kanalin e LSDM-së në Youtube dje u bllokuan 17 “bomba” të cilat tani janë rikthyer. Ato mund të bllokohen sërish vetëm nëse OMD ofron dëshmi të plota. Deri atëherë ne ju sjellim sërish disa “bomba” të publikuara nga LSDM të cilat ja vlen të dëgjohen edhe njëherë me vëmendje”, citon.
Ndryshe, bombat e liderit të LSDM-s, Zoran Zaev vijnë vetëm tri ditë para se Nikolla Gryevski duhet ta prezantoj kolaicioninqeverisës. Nëse ai nuk arrita ta bëjë këtë atëherë, mandati i kalon LSDM-së.
Në përgjime dëgjohen përfaqësuesit e BDI-së, kryetari Ali Ahmeti duke biseduar me bashkëpunëtorët e tij, Artan Grubin, Musa Xhaferin etj. për pazare politike, por edhe me liderët maqedonas, Nikolla Gruevksin, Goradana Jankullovsken, por edhe me shefin e inteligjencës, Miallkov.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve Senati i Zvicrës ka votuar për të kërkuar që policia të përmendë sistematikisht kombësinë e të... -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja -
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”













