Gruaja
Luanda Krasniqi, protagoniste e një dokumentari në SRF
Sonte nga ora 20.55, në SRF 1 do të mund ta ndiqni dokumentarin «Mini Lehr und ich», ku Luanda Krasniqi flet për vështirësitë që i ka kaluar me kryerjen e zanatit si shitëse e pajisjeve elektronike.
19-vjeçarja nga Dietikoni i Cyrihut, Luanda Krasniqi, një vajzë simpatike dhe e zgjuar, do të jetë protagoniste e serisë së dokumentarëve në televizionin zviceran SRF «Mini Lehr und ich».
Luanda si punë praktike të rregullt ka shitjen e pajisjeve elektronike në Melectronik, që është sektor i koncernit të madh tregtar të Zvicrës, Migros. Ajo do të rrëfejë në dokumentarin televiziv se si refuzohen shërbimet e saj nga njerëzit e moshuar.
“Çdo ditë është më ndryshe. Vazhdimisht takoj njerëz që kanë kërkesa të ndryshme që nuk janë lehtë për t’i përmbushur”, thotë Luanda për Blick. Ajo thotë të ketë edhe konsumatorë të vështirë.
“Disa klientë madje refuzojnë të kërkojnë shërbimet nga unë”, thotë ajo. Për shkak se Luanda është femër dhe nuk i besojnë se mund të jetë në gjendje të ofrojë këshillime të sakta për klientët dhe sidomos njerëzit e moshuar nganjëherë janë skeptikë.
Me këtë ndjehet e nënvlerësuar Luanda. “Sepse unë e di që mundem. Dhe, fatmirësisht, shumica e klientëve janë shumë të kënaqur me punën time”, thotë ajo.
“Mbi të gjitha unë di më shumë rreth fotografisë”, thotë 19-vjeçarja.
“Të dy prindërit e mi janë me profesion shitës dhe dëshiroja me çdo kusht ta bëja të njëjtën”, thotë Luanda. “Ata janë shumë krenarë me mua”, citohet të ketë thënë Luanda.
Vitin e kaluar në Salzburg të Austrisë ajo ishte shpallur nënkampione në disiplinën e shitjes në garat e njëmbëdhjeta me radhë për shitësin-en më të mirë të ri, ku kanë marrë pjesë kandidatë nga Austria, Zvicra, Gjermania dhe Tiroli i Jugut (Itali).
Ajo në këtë garë ka qenë veçanërisht bindëse në bashkëbisedimin me klientët testues, me kërkesa të mëdha dhe me njohje të thellë të produkteve.
Sido që të jetë, janë pothuajse 70.000 të rinj në Zvicër që sfidohen çdo vit nëse do ta kalojnë provimin përfundimtar të zanatit të tyre. Me këtë ata edhe trokasin në botën e të rriturve. Përveç punëve të përditshme në furrë, në vendin e ndërtimit ose në ordinancën e dhëmbëve, është e rëndësishme për të marrë më shumë besim edhe në shkollat profesionale. Se si të rinjtë mund të përballen me këto kërkesa dhe cilat janë ëndrrat e tyre? Do të përgjigjen të rinjtë në një seri dokumentarësh në SRF 1 me titull «Mini Lehr und ich», pjesë e të cilit është edhe Luanda Krasniqi.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC Influencerët po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në marketing, por praktikat e tyre... -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave










