Lifestyle
Luani i lindur në trup të gabuar
Para njëzet vitesh, ka lindur Jil Chiara Burda. Sot, ajo/ai quhet Luan Mason Burda dhe jeton si burrë. Kështu qëndron edhe në dokumentet e tij zyrtare të identifikimit. Rruga që e solli deri këtu ka qenë shumë e rëndë. Një gazetare e “Borkener Zeitung” e ka takuar Luanin dhe e përshkruan rrugën e tij nga një vajzë në burrë, shkruan albinfo.ch.
Se gjithçka ishte më ndryshe, Luani e vërejti që si fëmijë. Fundet dhe veshjet e femrave i dukeshin horror. „Gjithnjë mbaja rrobe të djemve“, ka pohuar 20-vjeçari. Në moshën njëmbëdhjetëvjeçare dashurohet në një vajzë dhe gjatë kësaj nëpër kokë i shkuan shumë mendime. “Vallë, a jam lesbike”. Me dymbëdhjetë vite, ai më ishte i sigurt. Një video e postuar nga një transgjinor, i cili i rrëfente përvojat e veta, Luanin e bindi se ai kishte lindur në një trup ta gabuar.
Pas shumë peripecive të ndryshme, duke filluar nga familja e tij, shokët e klasës dhe shoqëria përreth, Luani vendosi të shndërrohej nga vajza në djalë. Pas bërjes publike të transgjinisë së tij, lindi problemi i emrit: Nga Jil Chiara shndërrohet në Luan Mason. Në të vërtetë, ende nuk është zyrtare, por i gjithë rrethi e quan me këtë emër. Për të gjetur një emër adekuat nuk ka qenë edhe aq e lehtë. „Ekzistojnë disa emra të cilët shpeshë përdoren nga transgjinorët. Por, unë doja diçka tjetër“, ka spjeguar Luani, njofton Albinfo.ch. Një shoqe e mirë e tij ia kishte preferuar emrin Luan. „Emri rrjedhë nga gjuha shqipe dhe do të thotë luan, simbol i fuqisë“, ka rrëfyer më tej Luani, përderisa emrin Mason e ka zgjedhur nga një film i cili i ka pëlqyer shumë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit












