Lajme
Lucern: Policia u sulmua me fishekzjarre në natën e Vitit të Ri, kërkohen masa më të ashpra
Policia e Lucern u sulmua me fishekzjarre natën e Vitit të Ri pranë qendrës kulturore Neubad. Persona të paidentifikuar hodhën kapsolla dhe raketa drejt makinave, banesave dhe më pas edhe ndaj efektivëve të policisë, duke plagosur dy prej tyre.
Sipas autoriteteve, gjatë ndërhyrjes policore, persona të tjerë ndërhynë dhe ndihmuan autorët të fshiheshin brenda qendrës kulturore, ku po zhvillohej një festë. Disa pjesëmarrës sulmuan fizikisht policët dhe hodhën objekte ndaj tyre, duke plagosur edhe një police tjetër. Policia reagoi me sprej piper dhe shkopinj gome, ndërsa autorët arritën të largoheshin.
Drejtoresha e Sigurisë e Kantonit të Lucern, Ylfete Fanaj, e dënoi ashpër ngjarjen, duke e quajtur të papranueshme dhunën ndaj policisë dhe pengimin e shërbimeve emergjente. Edhe menaxhmenti i qendrës kulturore Neubad u distancua nga incidenti dhe dënoi dhunën.
Ndërkohë, Partia e Qendrës në Kantonin e Lucern ka kërkuar masa më të rrepta ligjore, duke theksuar nevojën për përgjegjësi më të qartë edhe për personat që pengojnë ose mbështesin autorët e dhunës ndaj policisë dhe shërbimeve emergjente.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fate Velaj, nga emigrant i thjeshtë në ambasador në Austri Nga sfidat e emigrimit tek marrëdhëniet diplomatike, rrëfimi i Fate Velajt... -
Sot vazhdon numërimi i votave tjera të mbërritura me postë -
“Trim mbi trima” jehon në Muzeun e Vjenës nga zëri i 14-vjeçares Anna Krasniqi -
Bora ndalon trafikun në Slloveni, familje kosovare bllokohet për orë të tëra -
Kryeministri Kurti pjesë e panelit ndërkombëtar në Davos 2026
Jeta në Zvicër
-
I ftohti përfshin Zvicrën, temperaturat zbresin deri në -25 gradë Celsius Vala e të ftohtit përfshin Zvicrën... -
Pronari i barit në Crans-Montana me të kaluar kriminale, zbardhen detaje nga hetimi -
Klar nga Shqipëria prezanton Inovacionin dhe cilësinë në Panairin Swissbau 2026 -
Moutier lë pas Bernin: Targat e makinave ndryshojnë për të treguar Jura-n -
A ka ligj për qasjen e të miturve në bare dhe klube nate në Zvicër?












