Lajme
“Lufta e përgjakshme” mes dy klaneve gjykohet sot në Zvicër
Një ndër titujt kryesor të medieve frankofone flet për detyrën e rëndë të gjykatës zvicerane në Fribourg, e cila do të trajtojë një çështje shumë të ndërlikuar që ka të bëjë me një “luftë të përgjakshme në mes të dy klaneve kosovare”.
Albinfo.ch transmeton se ç’thuan mediet zvicerane në lidhje me ngjarjet e fundit dhe do të sjellë informata shtesë nga burime në vend.
Sot, që nga mëngjesi janë paraqitur para gjykatës dy vrasësit e dyshuar për vrasjen e rivalit të tyre, një vrasje e kryer mizorisht para syve të gruas dhe fëmijëve të të ndjerit në vitin 2013.
Mediet frankofone flasin për një grindje të pafund mes dy klaneve, të cilët dyshohet se janë të lidhur edhe me trafik droge, shkruajnë mediat në Zvicër. Sot në mëngjes trupi i gjykatës zvicerane në Fribourg ka para sysh një dosje të vështirë dhe të ndërlikuar. Dy vrasësit e mundshëm, të cilët dyshohet se kanë qëlluar për vdekje babin në fshatin Frasses, gjendën sot në Romont para gjykatës. Me që kemi të bëjmë me rrethana të jashtëzakonshme, masat e jashtëzakonshme të sigurisë janë ndërmarrë: një siguri e rëndësishme do të rrethojë audiencat e planifikuara gjatë gjashtë ditëve.
Duhet thënë se konteksti është shpërthyes: “Një sërë vrasjesh filluan që nga viti 2000 në Kosovë. Që nga ajo kohë, dy klane u përplasen pa rezervë dhe nga vrasja u arrit pothuajse çdo vit një kufomë. Prokurori i përgjithshëm, Fabien Gasser, thotë se përmban një listë prej 15 viktimave, duke përfshirë edhe fëmijët e moshës 9 deri në 13 vjeç”, thotë 20 minutes, përcjell albinfo.ch.
“Lufta ka arritur gjerë në Zvicër së bashku me anëtarët e klanit. I ashtuquajturi S., 46-vjeçare, ka takuar nënën e katër fëmijëve të tij. Ajo tregon se nëna ishte në shtëpinë e saj në Frasses, bashkë me katër vogëlushit e saj, kur burri i saj u vra pak para mesnatës më 11 maj 2013. Sulmuesit hapën zjarr me një lloj arme 9 mm, pa zë. Pesëmbëdhjetë plumba goditën të vdekurin. Dy të dyshuarit janë arrestuar vetëm disa muaj më vonë. Të dy kanë jetuar në Zvicër”.
Në gjyq, dy hipoteza mbeten të hapura. Nuk është shumë e qartë nëse të pandehurit janë vrasësit. Për këtë çështje dy hetime janë kryer, duke përfshirë edhe Kosovën, ku ato kanë qenë shumë të vështira. Nuk është e qartë nëse të dyshuarit kanë dhënë armët, nëse ata i kanë transportuar vrasësit, apo nëse ata kanë kryer vrasjen? “Gjyqi ka për detyrë të rëndë të sqarojë këtë çështje, e cila veçse vështirësohet me ligjin e heshtjes, i cili mbretëron mes klaneve”, vlerëson mediumi frankofon, që transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova Panairi po mbahet në Bazel nga 20 deri më 23 janar, me fokus në industrinë e... -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe -
Dortmund
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje mërgimtarit nga Kosova që shpëtoi katër persona nga mbytja -
SHBA
9-vjeçari shqiptar fiton dy medalje në Olimpiadën e Amerikës -
“Nga talenti në ndikim: fuqia ekonomike e diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova Panairi po mbahet në Bazel nga 20 deri më 23 janar, me fokus në industrinë e... -
Faturat në letër do të jenë falas? Parlamentarët kërkojnë heqjen e tarifave -
Krimi me AI në Schwyz: Miliona zhduken nga kompanitë -
Demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror shkakton trazira në Cyrih, digjet flamuri amerikan -
Në Zvicër, faturat mjekësore në 2026 vijnë me QR Code për rimbursime më të shpejta























