Lajme

Lufta në Iran godet turizmin zviceran: Kompanitë në Cyrih planifikojnë punë me orar të shkurtuar

Agjencitë turistike dhe linjat ajrore zvicerane ndihen të goditura nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe po regjistrohen për masa të përkohshme pune.

Eskalimi i luftës në Iran po ndikon dukshëm në sektorin zviceran të udhëtimeve dhe aviacionit. Për shkak të situatës, disa kompani po planifikojnë punë me orar të shkurtuar, që do të thotë një ulje përkohshme ose pezullim i aktivitetit pa shkarkuar punonjësit, përcjell albinfo.ch.

Elisha Nicolas Schuetz, zëdhënës i Swiss Travel Association, tha se “lufta po ndikon gjithë industrinë zvicerane të udhëtimeve.”

Sipas tij, veçanërisht të prekur janë operatorët turistikë që ofrojnë udhëtime drejt Lindjes së Mesme, si dhe linjat ajrore që fluturojnë në ato destinacione.

Kjo masë e përkohshme synon të ndihmojë kompanitë të përballojnë pasojat ekonomike të konfliktit ndërsa ruhet vendi i punës për punonjësit./Albinfo.ch