Kosova
Lufta në Ukrainë çrregullon ekonominë në Kosovë
Agresioni rus në Ukrainë ka çrregulluar ekonominë globale e rrjedhimisht edhe ate në Kosovë.
Sipas Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, aktualisht është vështirë të ndërmerret ndonjë masë për parandalimin e rritjes së inflacionit në Kosovë, pasi një gjë e tillë do të kishte efekte negative në rritjen e ekonomisë së vendit, transmeton Albinfo.ch.
Gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për buxhet, Mehmeti tha se pas disa takimeve të mbajtura me Bankën Qendrore Evropiane, nuk është marrë ndonjë masë që do të parandalonte rritjen e inflacionit.
“Prandaj, edhe ne, si Bankë Qendrore, por po mendoj edhe Qeveria në këtë kontekst. Nëse shkojmë dhe marrim masa me qëllim që ta ndalim inflacionin – edhe pse është shumë e vështirë, sepse është inflacion i importuar – atëherë do ta ndikojmë ose do të kemi efekt negativ në rritjen ekonomike”, tha Mehmeti.
Ai shtoi se inflacioni është i importuar, për shkak se Kosova varet nga importimi i produkteve nga vendet evropiane.
Ndërkohë që sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i mallrave në janar të këtij viti ka kapur vlerën e 338.1 milionë eurove, ndërsa eksporti ka qenë në vlerë prej 64.2 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













