Tematike
Lufthansa angazhon një kompani në linjën Cyrih-Prishtinë: Reagime nga Zvicra
Ky zhvillim do të thotë se Lufthansa, jo vetëm që po konkurron me kompanitë ajrore rajonale zvicerane Chair dhe Helvetic Airways por edhe me filialin e saj premium, Swiss
Kompania Eurowings që është degë e kompanisë së madhe ajrore gjermane Lufthansa, nga e diela udhëheq fluturime të rregullta ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Kjo ka shkaktuar kritika nga stafi i kompanisë zvicerane Swiss (edhe kjo, degë e Lufzhansa-s), edhe në dritën e ndihmave të mëdha që kjo ka marrë nga shteti.
1.3 miliardë franga zvicerane kanë qenë kreditë bankare të garantuara nga Qeveria Federale që kompanitë ajrore Lufthansa Swiss dhe simotra e saj Edelweiss kanë marrë në vazhdën e krizës së koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Ndihma e mbështetur nga shteti lidhej, ndër të tjera, me kushtin që gjatë ringritjes pas koronës, të mos dobësohej Zvicra si lokacion, në raport me aeroportet gjermane.
Por në gjendjen tashme kanë lindur dyshime të reja se sa po i përmbahet Lufthansa kësaj marrëveshje, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”. Kjo, për faktin se nga e diela, (sot) kompania e saj ajrore me kosto të ulët “Eurowings” do të fillojë një lidhje të re pa ndalesë ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut – fillimisht një herë në javë.
Eurowings ka tashmë bazën e vet në kryeqytetin e Kosovës.
Ky zhvillim i ri do të thotë se shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, jo vetëm që po konkurron me linjat ajrore rajonale zvicerane Chair dhe Helvetic Airways – por edhe me filialin e saj premium, Swiss. Dhe kjo nuk i pëlqen aspak stafit lokal.
“Fakti që Lufthansa kryen fluturime për në dhe nga Zvicra me kompaninë e saj ajrore me kosto të ulët është tronditës” thotë Sandrine Nikolic-Fuss, Presidente e shoqatës së ekuipazhit të kabinave Kapers.
“Ne do ta monitorojmë nga afër këtë zhvillim dhe do ta sjellim atë në diskutimet tona me menaxhmentin”, ka thënë ajo për gazetën. Një pilot zviceran është gjithashtu kritik, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, në këto kushte krize, Lufthansa po përdor çdo mundësi për të përkeqësuar kushtet e punës – ndër të tjera duke bartur fluturimet drejt kompanisë Eurowings, ku pagat e personelit janë dukshëm më të ulëta.
Sipas Nikolic-Fuss, shtrohet edhe një herë pyetja: “Deri në çfarë mase merren parasysh kërkesat federale për kredi, sipas të cilave Zvicra, si lokacion i aviacionit nuk duhet të neglizhohet në krahasim me Gjermaninë gjatë ringritjes së trafikut kontinental dhe ndërkontinental.
I pyetur nga gazeta përse Grupi Lufthansa përdor kompaninë Eurowings në vend të asaj Swiss për fluturimet Prishtinë-Zyrich, një zëdhënës i Lufthansa-s nuk ka dhënë përgjigje.
Fluturimet do të kryhen sipas modelit të ashtuquajtur “share code”, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë që klientët mund të rezervojnë udhëtimin me Swiss, por më pas ta përfundojnë atë në bordin e një avioni të Eurowings dhe me ekuipazh të Eurowings.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












