Lajme
Lufthansa heq shitjet në fluturime derisa Swiss vazhdon me to
Parfume, cigare, syze dielli: kompania ajrore gjermane Lufthansa nuk do t'i shesë më këto produkte gjatë fluturimeve të gjata. Ndërkohë, kompania bijë SWISS do të vazhdojë shitjet në bord, të paktën për momentin.
Lufthansa po heq dorë nga shitjet në bord për arsye ekonomike, konfirmoi një zëdhënës për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Shkaku kryesor është rënia e kërkesës së bashku me kostot e larta të blerjes. Platforma “Aero Telegraph” kishte raportuar më parë për këtë zhvillim.
Ky vendim do të zbatohet në të gjithë rrjetin e markës kryesore të Grupit Lufthansa, duke filluar nga shtatori. Lufthansa, prej kohësh, nuk ofron më shitje produktesh në fluturimet me distancë të shkurtër, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Swiss International Air Lines (SWISS), e cila, bashkë me Lufthansa dhe Edelweiss, është pjesë e Grupit Lufthansa, aktualisht nuk sheh arsye për të ndjekur të njëjtën rrugë. Një zëdhënës i SWISS tha për agjencinë e lajmeve AWP se kompania është e kënaqur me ecurinë e biznesit, pa dhënë shifra të detajuara.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












