Lajme
Luksemburgu mbështet ekonominë e Kosovës
Luksemburgu do të mbështesë aktivitete të ndryshme arsimore, shëndetësore dhe sociale në Kosovë
Kjo është bërë ditur pas nënshkrimit të marrëveshje të cilën sot e kanë bërë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Marie-Josée Jacobs, Ministre e Familjes, Integrimeve, Bashkëpunimit dhe Veprimtarive Humanitare e Luksemburgut.
Hoxhaj e ka vlerësuar lart mbështetjen e ofruar për Kosovën nga Ministrja Jacobs.
Ai ka bërë të ditur se Marrëveshja e nënshkruar kap një vlerë prej 3.5 milionë euro.
“Kjo marrëveshje, është përkrahur edhe nga “Caritas”-i i Luksemburgut në Kosovë, i cili do të mbështesë aktivitete të ndryshme arsimore, shëndetësore dhe sociale në Komunën e Ferizajt dhe komuna të tjera”, tha Hoxhaj njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në anën tjetër, Ministrja, Marie-Josée Jacobs, ka shprehur bindjen se Marrëveshja e nënshkruar do t’i ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ajo ka shprehur përkushtimin e Luksemburgut që të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ministri Hoxhaj do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të këtij shteti.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











