Kultura
“Lul Dxe” godet nga Zvicra “disa reperë kosovarë”
Sipas reperit “Lul Dxe”, Kosova ka reperë të talentuar, por disa nga ata nuk janë vetvetja
Gjatë viteve sa merret me rep, ai ka publikuar këngë, albume, videoklipe të shumta, ndërkohë këngët e tij jo rrallë kanë qenë në top listat zvicerane. “Shumë këngë të miqa janë pritur mirë nga publiku zviceran, si: “Räp ghört Mir”, “Bisch mis nummer eis” ndërsa kënga “Baby Love Yaa” e realizuar para disa viteve, ishte për shumë javë në top listën muzikore të Viva-s dhe të top listës zyrtare të Zvicrës”, thotë Lul DXe për “albinfo.ch”.
Këngët e Lulit janë në gjuhën gjermane, por në tekstet e tij ndodh shpesh që ai shton edhe ndonjë fjalë shqip. “Tekstet e këngëve të mia janë zakonisht nga jeta e përditshme që na rrethon si: politike, sociale, për rini, racizëm etj”, është shprehur Luli, i cili në albumin e tij “Läbä mit Plan” ka edhe këngën “24 März 1999″ ku shpjegon dhimbjet e shqiptarëve dhe përshkruan torturat serbe dhe bombardimin e NATO-s. “Në të ardhmen kam dëshirë të realizoj edhe disa këngë në gjuhën shqipe”, shprehet ai.
Reperi 34 vjeçar, ka pasur bashkëpunime të shumta me reperë të ndryshëm zviceranë si dhe me reperin e njohur në Gjermani, Kool Kavas. Ai ende nuk ka bashkëpunuar me ndonjë reper shqiptar, por nuk e përjashton këtë mundësi për të ardhmen.
Sipas tij, reperët shqiptarë janë shumë të talentuar, por disa i duken që nuk janë vetvetja.
“Mendoj se Kosova ka përparuar shumë në muzikë. Ka shumë talentë të muzikës rep dhe krenohem me ta. Por, një pikë të dobët e kanë disa reperë që luajnë një rol që nuk janë në të vërtetë, nuk janë autentikë, provojnë me qenë dikush e që në fakt nuk janë askush”, ka thënë ai për “albinfo.ch”, pa dashur të përmend emra.
Lul Dxe është në përfundim të këngëve të albumit të ri i cili pret të publikohet në muajin shtator, kurse njëkohësisht ai është në përgatitje edhe të videoklipeve të reja.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta
















