Kosova
Lumezi dhe ambasadori zviceran diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Ambasadori i Zvicrës ka shprehur vlerësim dhe mbështetje për sundimin e ligjit në Kosovë
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet.
Lumezi e ka njoftuar ambasadorin Lebet me të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe për planet dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2020 në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Në këtë kontekst, Kryeprokurori i Shtetit ka deklaruar faktin se thelbësore për arritjen e këtyre objektivave është edhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, të cilët në forma dhe me projekte të ndryshme janë duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.
Ndërsa, Ambasadori i Zvicrës ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e tij për Prokurorin e Shtetit në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.
Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe institucioneve të drejtësisë në Zvicër, me ç’rast konfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë e dyanshme për ta avancuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Në fund të takimit, Lumezi ka shprehur falënderim për shtetin e Zvicrës, duke e çmuar lart ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga Ambasadori Lebet për institucionin e Prokurorit të Shtetit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme











