Lajme
Lunaçek: Anëtarësimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me Kosovën
Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek thotë se data e fillimit të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE duhet të kushtëzohet me përparim të mëtejmë në raport me Kosovë
“Komisari europian Stefan Fule lidhur me këtë çështje është i qartë. Shpresoj se edhe Vjena do ta shtojë presionin ndaj Serbisë dhe qartë do t’ia bëjë me dije se pa përmirësim vendimtar të marrëdhënieve me Kosovën nuk ka fillim negociatash”, ka thënë ajo në një shkrim autorial botuar në “Die Presse” të Vjenës.
Lunaçek ka thënë se kompromisi për të cilin u detyrua Beogradi tregon se ka qenë e drejtë shtyrja që Këshilli i Europës bëri në dhjetorin vjetëm për statusin e kandidatit Serbisë për takimin pranveror.
Ajo thotë se për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duhet të shtyhen edhe ato pesë vende të BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












