Lajme
Lunaçek:Pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian: Greqisë, Qipros, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të njohin pavarësinë e Kosovës, e cila tashmë është njohur nga 22 vende të BE-së.
Ajo ka deklaruar në një intervistë dhënë portalit të Bashkimit Evropian “Euroaktiv”, se do të ishte shumë më mirë sikur të kishte pasur konsensus të gjerë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por meqë kjo ka qenë e pamundur të mbështetej përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit, shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 ka qenë vetmja rrugë që t’i jepej zgjidhje problemit të Kosovës.
Lunaçek ka deklaruar se që nga shtatori i vitit 2009, kur është emëruar raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, rregullisht viziton Kosovën, kurse shumë herë ka qenë edhe në Beograd.
Ajo ka deklaruar se shpreson që në një të ardhme të afërt, Serbia do ta njoh Kosovën, por më parë, ka theksuar ajo, këtë veprim duhet ta ndërmarrin pesë vendet evropiane që ende nuk e kanë bërë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













