Kosova
LVV: Gent Cakaj, ministër i Hashim Thaçit
Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur Gent Cakajn ministër të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një shkrim të gjatë, LVV ka thënë se “Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit”.
LVV ka përshëndetur vendimin e presidentit Meta për mosdekretimin e Cakajt si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë.
“Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë”, ka thënë LVV.
Gent Cakaj ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluarën.
“Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja, sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës. Në emisionin e datës 3 janar 2018, në Klan Kosova, drejtori Baton Haxhiu tregon se si e ka njohur Gent Cakajn që prej moshës 15-vjeçare, dhe se si e ka ndjekur më tej zhvillimin e tij. Kujtojmë se Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së para dhe gjatë luftës, vartës i krerëve të saj, Jovica Stanishiq dhe Zoran Stijoviq, dhe i përfshirë direkt në planin për largimin e disa deputetetëve që u shkëputën nga Lëvizja VETËVENDOSJE vitin e kaluar, pasi morën padrejtësisht mandatet e fituara në emër të Lëvizjes. Në planet e Baton Haxhiut duket se Gent Cakaj ka shërbyer si pararojë e të ikurve. Në Prishtinë dihet ajo që thotë Baton Haxhiu se e ka angazhuar për vite të tëra Cakajn me pagë shumë të lartë që të bëjë analizën e sondazheve, të cilat i porosit Haxhiu. Prandaj, Baton Haxhiu sot e kërcënoi Presidentin Meta me një reagim, sepse është i shqetësuar për fatin e investimit të tij shumëvjeçar”, ka shkruar LVV.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














